Rregullat e komunitetit
Përditësuar më 21 nëntor 2026.
Në Robelo njerëzit shesin dhe blejnë veshje të dorës së dytë nga njëri-tjetri. Këto rregulla e mbajnë Robelo-n të sigurt për të gjithë dhe janë pjesë e Rregullave të përdorimit.
Çfarë shet
Veshje, këpucë dhe aksesorë të përdorur, që janë të tuat dhe që i ke në dorë. Çdo artikull ka shpalljen e vet.
Nuk lejohen falsifikimet dhe kopjet e markave, sendet e vjedhura, të brendshmet dhe çorapet e veshura, dhe çdo gjë që e ndalon ligji.
Fotot dhe përshkrimi
Fotot dhe videot bëji vetë, me artikullin që shet; jo foto nga interneti ose nga të tjerët.
Trego gjendjen e vërtetë, me çdo njollë, vrimë ose të metë, dhe zgjidh kategorinë e duhur.
Me respekt
Shkruaju të tjerëve si do t'u flisje ballë për ballë. Ndalohen fyerjet, kërcënimet, ngacmimet dhe gjuha e urrejtjes, në artikuj, profile, mesazhe, vlerësime dhe përgjigje.
Vlerësimet dhe përgjigjet ndaj tyre duhet të jenë të ndershme dhe të lidhen me porosinë: artikullin, dërgesën dhe komunikimin.
Gjithçka në Robelo
Mos ndaj numër telefoni, lidhje ose llogari në rrjete sociale, mos reklamo dyqane ose faqe të tjera, dhe mos kërko pagesë jashtë Robelo. Shitjet që nisin në Robelo përfundohen në Robelo, sepse jashtë tij garancia e shitësit nuk vlen.
Telefonin dhe adresën e blerësit përdori vetëm për të nisur porosinë.
Mos u paraqit si Robelo ose si ekipi i saj: emrat që i ngjajnë nuk lejohen.
Raporto dhe blloko
Nëse diçka i shkel këto rregulla, raportoje nga «⋯» te artikulli, profili, biseda, vlerësimi ose përgjigjja. Çdo raport e lexon një njeri nga Robelo brenda 24 orësh.
Nga e njëjta meny mund ta bllokosh një person: nuk mund t’i shkruani njëri-tjetrit ose të blini nga njëri-tjetri derisa ta heqësh bllokimin.
Kur shkelen rregullat
Nuk tolerojmë përmbajtje fyese ose të paligjshme, as njerëz që ngacmojnë ose mashtrojnë të tjerët.
Sipas rastit, të kërkojmë ta ndreqësh, heqim artikullin, vlerësimin ose përgjigjen, ose e pezullojmë llogarinë. Për mashtrim, kërcënime ose falsifikime llogaria mund të pezullohet menjëherë. Kur mundemi, ta tregojmë arsyen.
Nëse mendon se gabuam, shkruaj te [email protected].