Fshi llogarinë në Robelo
Si ta fshish
Llogarinë në Robelo e fshin vetë, kur të duash, në aplikacion ose këtu në web.
- Në aplikacionin Robelo: hap «Unë», pastaj «Fshi llogarinë» dhe konfirmo.
- Në web: hyr me numrin e telefonit të llogarisë, pastaj shtyp «Po, fshije llogarinë» në këtë faqe.
Çfarë fshijmë
Kur e fshin llogarinë, fshijmë profilin, numrin e telefonit, adresat, artikujt që nuk janë shitur, mesazhet e tua, të pëlqyerat dhe kërkimet e ruajtura. Nuk mund të kthehet mbrapsht.
Çfarë mbetet dhe sa kohë
Porositë dhe pagesat e bëra mbeten, pa emrin tënd, sepse ligji na detyron t'i mbajmë. Vlerësimet që ke lënë mbeten si nga një llogari e fshirë.
Nëse numri yt mori dërgesën e parë falas, numri mbetet vetëm te ai shënim, që oferta të jepet një herë për numër. Shënimi fshihet 12 muaj pasi hapet Robelo.
Kopjet rezervë dhe fotot e videot e fshira zhduken brenda 30 ditëve.
Mund të krijosh një llogari të re me të njëjtin numër kur të duash.
Fshi vetëm disa të dhëna
Pa e fshirë llogarinë, mund të fshish vetë një artikull që nuk është shitur («Artikujt e mi», «Fshi artikullin»), një adresë, një kërkim të ruajtur, një pëlqim ose foton e profilit.
Për çdo të dhënë tjetër, shkruaj te [email protected] me numrin e telefonit të llogarisë, ose na shkruaj te «Ndihmë» në Robelo. E fshijmë brenda 30 ditëve, përveç asaj që ligji na detyron ta mbajmë.